Të gjithë deputetët çohen në këmbë dhe duartrokasin, kjo është arsyeja

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 11:09
Të gjithë deputetët çohen në këmbë dhe duartrokasin, kjo është arsyeja

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit përshëndeti disa gra me kancer të gjirit të cilat janë prezente në institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Kur Konjufca tha se në sallën e Kuvendit janë edhe këto gra të guximshme, të gjithë u çuan në këmbë dhe duartrokitën.

“Muaji tetor përndryshe është edhe muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit. Këtu i kemi gratë e guximshme të Kosovës të cilat janë duke u trajtuar prej kancerit të gjirit”, tha Konjufca.

Në Kuvend janë edhe përfaqësueset e shoqatës së pacientëve të kancerit të gjirit.

“Ju dëshirojmë mirëseardhje në Kuvend dhe urojmë që ta kalojmë këtë luftë të rëndësishme së bashku. Ju dëshirojmë shërim të shpejtë, e po ashtu jetë të gjatë”, iu tha Konjufca atyre.

(Kosova Sot Online)