Deputeti i VV-së akuzon opozitën: Mund të keni obligime ndaj operatorëve ekonomikë që po i kundërshtoni çmimet tavan

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 12:05
Deputeti i VV-së akuzon opozitën: Mund të keni obligime ndaj operatorëve ekonomikë që po i kundërshtoni çmimet tavan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se opozita po e kundërshton projektligjin për çmimet tavan pasi sipas tij “partitë opozitare mund të kenë obligime ndaj operatorëve ekonomikë”.

“Lëvizja Vetëvendosje prioritet e ka mirëqenien e qytetarëve”.

Ai ka thënë se ky projektligj e synon pengimin e “spekulatorët e tregut”.

Ai po ashtu ka shtuar se “as operatorët ekonomikë nuk dëmtohen”.

“Dora e shtetit duhet ta mbrojë qytetarin”, ka thënë Abrashi

Opozita si e tërë e ka kundërshtuar këtë projektligj. 

(Kosova Sot Online)