Një person në Prishtinë shkrep me armë në drejtim të qenve endacakë

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 10:17
Një person në Prishtinë shkrep me armë në drejtim të qenve endacakë

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorimit të armës është raportuar dje në Policinë e Kosovës.

Një person në Prishtinë, rreth orës 16:15 ka gjuajtur me armë zjarri të gjuetisë në drejtim të qenve endacakë.

I njëjti më pas është arrestuar.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Shkëlzen Haradinaj”.

(Kosova Sot Online)