Z. Eskobar në Prishtinë dhe Beograd, porosi e qartë për dialogun dhe çështjen e targave

Z. Eskobar në Prishtinë dhe Beograd, porosi e qartë për dialogun dhe çështjen e targave
Z. Eskobar në Prishtinë dhe Beograd, porosi e qartë për dialogun dhe çështjen e targave

Muhamet Kelmendi

  • 21 October 2022 - 07:42

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Z.Eskobar erdhi ne Kosove, për çështjen e targave dhe të dialogut me shtetin serb. Natyrisht se u theksua miqësia Kosovës me SHBA-të.

Por, këtu kemi edhe qëndrimin amerikan për shtyrjen e afatit për targa. Këtë kërkesë e kishte paraqitur ambasador i SHBA-ve në Prishtinë. Kjo kërkesë u paraqit sigurisht edhe nga z. Eskobar. Ky ishte qëllimi i vizitës. Besohet se është diskutuar edhe plani gjermano - francez për zgjidhjen e çështjes me shtetin serb.

-Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial për Kosovën u cilësuan si fakt kryesor në konferencën për shtyp të z.Eskobar në Prishtinë.

Priten diskutime tjera. ShBA ose do të përkrah planin gjermano-francez ose do të del me plan të vetin. Pritet të shihet. Më 1 Nëntor mundë të priten edhe veprime antiligjore nga minoriteti serb në Kosovë. Afati i paraparë për skadimin e targave të Millosheviqit dhe regjistrimit të targave të Republikës së Kosovës kalon me 1 nëntor 2022. Deri në ketë kohë kërkohet që të gjithë qytetarët e Kosovës që i kanë regjistrimet e makinave nga e koha e okupatorit ti regjistrojnë vullnetarisht me targa të reja të shtetit të Kosovës. Kjo është e drejtë ligjore e çdo shteti në botë. Mos regjistrimi i makinave me targat e Republikës së Kosovës, duke vazhduar me targat jo zyrtare, është vepër e ndaluar në ligj dhe nuk tolerohet në asnjë shtet.

Dënimi është mjafte i lartë. Më 1 nëntor qytetarët serb nuk duhet të dalin në komunikacion me tabelat e Millosheviqit. Ata që veprojnë kështu me targa millosheviqiane nga organet kompetente të Kosovës largohen nga qarkullimi dhe gjobiten rëndë. Këtë e din klika millosheviqiane e udhëhequr nga kryekrimineli Vuçiq i në Beograd. Edhe qytetarët e Kosovës janë të sqaruar. Mbetet të respektohet ligji në fuqi. Këtë nuk do ta bënë minoriteti serb. Ai është i organizuar nga shteti serb dhe pritet të urdhërohen nga Beogradi që të protestojnë. Ata do të protestojnë. Me siguri edhe rrugët në veri do të bllokohen. KFOR-i do të ruan sigurinë. Ju tako organeve të Kosovës të veprojnë për të stabilizuar gjendjen dhe zgjidhur çështjen.

Tri zgjidhje janë: 1. Tolerimi i tabelave të Millosheviqit, 2. Zgjatja e afatit për regjistrim të ri të makinave dhe 3. Veprimi me masa ligjore për të zgjidhur çështjen. Cila nga këto masa do të aplikohet mbetet të shihet. Është vështirë të prognozohet ndonjë veprim tjetër jashtë Kosovës. KFOR ka fuqi dhe mandat për të kryer detyrën që e ka në Kosovë. Rendin dhe qetësinë e ruan Policia e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".