U gjet në kanal me plumb në këmbë dhe plagë në kokë, del fotoja e viktimës

  • E.K /
  • 21 October 2022 - 10:37
U gjet në kanal me plumb në këmbë dhe plagë në kokë, del fotoja e viktimës

Ky është Indrit Ndoj, 34-vjeçari i cili u gjet i pajetë, në një kanal në Fushë-Krujë ndërsa kishte plagë nga arma e zjarrit në këmbë.

Përveç plagës në këmbë, i riu raportohet se ka dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Burime zyrtare të policisë thonë se viktima, Indrit Ndoj, u gjet rreth orës 08:20 në lagjen “Bakishe Visha”, në një rrugë dytësore. Dyshimet e para janë se i riu është vrarë me armë zjarri. Kjo pasi policia thotë se nga këqyrja paraprake është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

Ndoj rezulton person me precedentë penalë. Në Shtator të vitit të kaluar është vënë në pranga bashkë me një person tjetër në Skuraj të Kurbinit duke transportuar me dy automjete 19 emigrantë drejt Kosovës.
për transport të paligjshëm të emigrantëve drejt Kosovës.

(Kosova Sot Online)