Në një autostradë bien “para sikur shiu”, kalimtarët i kapin me duar

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 09:54
Në një autostradë bien “para sikur shiu”, kalimtarët i kapin me duar

Një vjedhje dyqani në Kili përfundoi në një ndjekje me makinë dhe me paratë që “binin si shi” në një nga autostradat e vendit.

Sipas mediave lokale, hajdutët e dyshuar u përpoqën të vidhnin gati 10 milionë pesos kilian (10,444 euro).

Paratë pastaj u gjeten nga policia, dhe për këtë vjedhje u arrestuan gjashtë persona, raporton BBC.

Disa kalimtarë me fat arritën të kapnin disa kartëmonedha në kohën kur policia ndaloi trafikun për të mbledhur paratë e shtrira në rrugë.

Shumë besojnë se hajdutët po bëhen më të guximshëm në Kili, pasi sulmet ndaj bizneseve dhe pronave të lojërave janë në rritje. Kjo ka bërë që pronarët e bizneseve të kërkojnë një prani më të shtuar të policisë.

Në maj, një shofer i grupit të eskortës së Presidentit kilian, Gabriel Boric, u qëllua në Santiago nga një grup njerëzish që vodhën automjetin e tij qeveritar.

(Kosova Sot Online)