Qeveria tërhiqet nga paketa “anti-shpifje”, OSBE: Shqipëria të garantojë lirinë e medias

  • E.K /
  • 24 October 2022 - 15:43
Qeveria tërhiqet nga paketa “anti-shpifje”, OSBE: Shqipëria të garantojë lirinë e medias

OSBE ka reaguar pas tërheqjes së qeverisë shqiptare nga paketa “anti-shpifje”.

Në një reagim të bërë në Twitter, përfaqësuesja e OSBE për median, shkruan se legjislacioni në Shqipëri, duhet të garantojë lirinë e shtypit.

“Jam e kënaqur që qeveria #Shqipëri tërhoqi nga axhenda parlamentare projektligjet e diskutueshme për median, të njohur si paketa “anti-shpifje”. I gjithë legjislacioni në lidhje me median duhet të garantojë #lirinë e medias, në përputhje me angazhimet e #OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare”-thuhet në reagimin e bërë nga Teresa Ribiero.

(Kosova Sot Online)