Vetura godet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 18:19
Vetura godet për vdekje një këmbësor në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

Një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën”, tha Borovci

Ai tha se njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndiçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

(Kosova Sot Online)