Pezullohen punimet, mbi 1 mijë gjimnazistë mbesin pa objekt të ri të shkollës
Vjetërsia e objektit dallohet lehtë. Gjendje hiç më e mirë nuk është as brenda tij.
Gjimnazi Shoqëror “Shaban Hashani” në Ferizaj, prej vitesh nuk plotëson kushtet minimale për mbajtjen e procesit mësimor.
Pak më tutje nga kjo hapësirë, është planifikuar ndërtimi i objektit të ri. Por puna këtu është pezulluar që disa muaj.
Arsyet pse janë ndërprerë punët i tregon drejtoresha e gjimnazit, Hajrije Nebihi.
Nebihi thotë se brengën më të madhe e ka gjatë muajve të ftoftë të vitit.
Kjo ka bërë që ajo të drejtojë një këksesë në Ministrinë e Arsimit.
Më të prekurit nga kjo gjendje e objektit, janë nxënësit.
Shqetësimeve të këtyre nxënësve, por as pyetjeve të televizionit se pse janë ndërprerë punimet në objektin e ri, gjatë së martës nuk iu janë përgjigjur nga MASHT-i.
Por një shpjegim kanë nga qeverisja lokale në Ferizaj.
Në këtë gjimnaz vijojnë mësimet mbi 1300 nxënës, kurse objekti i tij është i ndërtuar në vitin 1961.
(Kosova Sot Online)
