20 targa u konvertuan në RKS, serbët kanë një porosi për Kurtin

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 23:05
20 targa u konvertuan në RKS, serbët kanë një porosi për Kurtin

Thirrja u bë qysh në fillim. Mbishkrimeve në Mitrovicën e Veriut për mos-konvertimin e targave në RKS, ju përgjigjen pozitivisht serbët lokal.

Që nga 1 shtatori, vetëm 20 nga ta iu bindën kërkesës së ekzekutivit në Prishtinë.

Mirëpo kur afati për këtë gjë po përfundon, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë s’kanë arritur ndonjë dakord.

Madje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kërkua që të pezullohet vendimi i qeverisë për 10 muaj, por kryeministri i Kosovës mbetet i vendosur.

Kjo s’po u pëlqen shumë serbëve në Veri të Mitrovicës, që kanë këtë porosi për shefin e ekzekutivit.

Deri më 31 tetor, këto targa të cilësuara si ilegale nga qeveria vazhdojnë të qarkullojnë në Kosovë.

Veçse në pikë-kalimet kufitare, ende u vendosen stikerët.

Se a do ketë tensione në veri të Kosovës me 1 nëntor nuk dihet, por KFOR-i është gjithandej në terren i gatshëm për intervenim.

Gjithashtu edhe nga EULEX-i deklaruan se janë 105 policë të tyre duke patrulluar andej dhe se nuk kanë hasur në persona të armatosur që nga 31 korriku.

(Kosova Sot Online)