Statovci: Ndërtimi i shtetit të së drejtës ka qenë kontrata jonë me qytetarët

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 08:38
Statovci: Ndërtimi i shtetit të së drejtës ka qenë kontrata jonë me qytetarët

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka komentuar pozicionimin e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit dhe si vendi i dytë në botë për përmirësim në këtë fushë.

Në një postim , Statovci ka thënë se avancimi i Kosovës në sundimin e ligjit dëshmohet edhe me raporte tjera.

Tutje Statovci ka thënë se ndërtimi i shtetit të së drejtës ka qenë kontrata e tyre me qytetarët më 14 shkurt të vitit 2021.

“Në raportin e World Justice Project, Republika e Kosovës radhitet në vendin e dytë në botë, në mesin e shteteve që kanë shënuar përparim më të ndjeshëm në sundimin e ligjit. Avancimi i vazhdueshëm i Republikës së Kosovës nuk dëshmohet vetëm me këtë raport të World Justice Project por fuqizohet mëtej kur e konsideron vlerësimin e fundit të Transparency International që e rëndit vendin tonë me 17 pozita më lartë në mesin e shteteve me progres në sundimin e ligjit”, u shpreh Statovci.

“Ndërtimi i shtetit të së drejtës si parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm ka qenë kontrata jonë me qytetarët më 14 shkurt 2021, e cila për çdo ditë po përmbushet e do të vijojë edhe më fuqishëm në javët, muajt e vitet në vazhdim”, ka shkruar tutje ajo.

(Kosova Sot Online)