Vuçiq si Putini: Po rrezikohet mbijetesa e serbëve në Kosovë

  • E.K /
  • 27 October 2022 - 11:53
Vuçiq si Putini: Po rrezikohet mbijetesa e serbëve në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka folur për media pas takimit që ka pasur me krerët e “Listës Serbe” për çështjen e targave.

Siç pretendon kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka folur me gjuhën e njejtë të mikut të tij Vladimir Putin, “Kosova po kërcënon stabilitetin dhe mbijetesën e popullit serb” meqë po synon të implementojë vendimin për çështjen e targave.

 “Regjimi i Prishtinës po kërcënon stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë me kërcënimet e tij se do të vazhdojë të kryejë veprime lidhur me ri regjistrimin e automjeteve”, ka thënë Vuçiq pasi ka takuar edhe Këshillin për Siguri.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se në takimin me “Listën Serbe” kanë dëgjuar kërkesat dhe “brengat” e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

“Ata na informuan për nevojat e tyre dhe me gjithçka që po përballen veçanërisht në prag të skadimit të ultimatumit të dhënë për serbët e Kosovës nga regjimi i Prishtinës, veçanërisht për ata në veri të Kosovës, e që ka të bëjë me konfiskimin e targave dhe veturave”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online)