Murati: 3.2 miliardë euro buxheti për vitin 2023

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 18:53
Murati: 3.2 miliardë euro buxheti për vitin 2023

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar projektligji për buxhetin e vitit 2023.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënse se gjithsej buxheti do të jetë 3.2 miliardë euro, duke shtuar se kjo është shifra më e lartë ndonjëherë.

“Shumë punë e përkushtim është bërë nga stafi i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, por edhe nga organizatat buxhetore tjera, për të kompletuar një buxhet kaq voluminoz”, ka shkruar ai.

Duke i falënderuar të gjithë, miqve të tij në Facebook, Murati u ka uruar fundjave të këndshme.

“Andaj i falënderoj edhe njëherë që të gjithë dhe u jam mirënjohës për bashkëpunimin shembull. Fundjavë të këndshme!”, ka shkruar Murati.


(Kosova Sot Online)