Rama për Putinin: Diktatori i Kremlinit do të gjunjëzojë Perëndimin

  • E.K /
  • 29 October 2022 - 11:15
Rama për Putinin: Diktatori i Kremlinit do të gjunjëzojë Perëndimin

Lufta në Ukrainë nuk i shpëtoi diskursti të Kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Dibër. Sipas kreut të qeverisë shqiptare, synimi i vërtetë i Vladimir Putinit është të mundë Perëndimin, jo Ukrainën.

“Ai diktatori atje në Kremlin nuk e ka filluar luftën për Ukrainën. Ukraina është sebepi. E ka filluar për të gjunjëzuar gjithë Perëndimin. Dhe ne jemi pjesë e Perëndimit. Rritja e çmimeve në stratosferë të gazit dhe energjisë elektrike është për të gjunjëzuar Perëndimin, për të “fut shejtanin në barkun e miletit” dhe për t’i thënë “çohuni se e kanë fajin këta”…”, tha Rama gjatë një takimi me qytetarët në Dibër.

(Kosova Sot Online)