Ish-zyrtari i komunës së Podujevës: Nuk ka rahati, me gjarprin brenda n‘shpi!!!

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 13:49
Ish-zyrtari i komunës së Podujevës: Nuk ka rahati, me gjarprin brenda n‘shpi!!!

Ish-drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës ka reaguar për sulmin që u raportua se ndodhi sot mes dy asamblistëve të VV-së.

Besnik Mulliqi që para dy muajsh u shkarkua nga ajo pozitë, po thotë se në Podujvë nuk ka rahati me gjarprin brenda në shtëpi.

“Nuk ka rahati me gjarprin brenda n‘shpi!!!”, është statusi i shkurtë i Mulliqit për këtë rast, duke aluduar kështu në kryetarin e komunës Shpejtim Bulliqi.

Në gusht të këtij viti drejtori i Inspeksionit në Komunë e Podujevës, Besnik Mulliqi, ka njoftuar se nga kryetari i Komunës ka marrë vendimin për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Mulliqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se vendimi për shkarkimin e tij vjen pas   një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan më saktësisht në zonën e liqenit të Batllavës.

“Shkarkimi ka ndodhur si pasojë e përpjekjeve të mia të vazhdueshme për ta mbrojtur atë zonë dhe jo vetëm!”, ka shkruar Mulliqi.

Ai tha se ka pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, “në njërën anë unë në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar!”

“Prandaj, me vendim të kryetarit  nuk do të vazhdoj të jem Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit, ani pse vendimi për shkarkim është skandaloz”, ka shkruar Mulliqi.

(Kosova Sot Online)