Shoferi i autobusit qëllohet me armë ndërsa drejtonte automjetin plot me njerëz

  • E.K /
  • 31 October 2022 - 14:24
Shoferi i autobusit qëllohet me armë ndërsa drejtonte automjetin plot me njerëz

Një incident që për pak sa nuk rezultoi fatal ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Greqinë fqinje. Mediat në vend raportojnë se ndaj drejtuesit të një autobusi të linjës Aspropirgos –Agia Marina, është qëlluar me armë ndërsa autobusi ishte në lëvizje.

Gjithçka ndodhi rreth orës 20:30 të së dielës mbrëma teksa autobusi i linjës 866 ishte në rrugën Demokratias në Aspropyrgos. Sipas informacioneve, drejtuesi i autobusit ka parë tre persona duke iu afruar automjetit dhe njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të tij, duke thyer xhamin.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të zbresë dhe nuk ka mbetur i lënduar as nga plumbat dhe as nga copëzat e xhamit të thyer.

Policia arriti që të vinte në pranga tre persona. Një 28-vjeçar, një 27-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Policia ka gjetur edhe pistoletën me të cilën është kryer sulmi ndaj drejtuesit të autobusit, një pako me fishekë dhe një thikë. Motivet e sulmit nuk dihen ende.

(Kosova Sot Online)