
Irani konfiskon një cisternë “me karburante të kontrabanduara”

Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuan një cisternë të huaj nafte, që po bartte 11 milionë litra karburante në Gjirin Persik.
Shefi i gjyqësorit në provincën Hormozgan, Mojtaba Ghahremani, tha për mediat iraniane më 31 tetor se anija po bartte “karburante të kontrabanduara”. Ai shtoi se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit të cisternës janë arrestuar
Autoritetet iraniane ende nuk kanë bërë të ditur se çfarë nacionaliteti i përkasin personat e arrestuar, por as në cilin shtet është e regjistruar cisterna.
Ghahremani tha se konfiskimi i anijes “u bë pas një muaji punë të detajuar të verifikimit të informacioneve”, duke shtuar se vlera e anijes është afër 6.7 milionë dollarë.
(Kosova Sot Online)