Kurti lajmërohet nga Londra, publikon fotografi nga takimi me Sekretarin e Jashtëm

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 11:45
Kurti lajmërohet nga Londra, publikon fotografi nga takimi me Sekretarin e Jashtëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takimin e parë në udhëtimin zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Kurti është takuar me Sekretarin e Jashtëm, James Cleverly.

“Falenderova James Cleverly për mikpritjen e tij dhe e përgëzoi për rolin e ri si Sekretar i Jashtëm. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe si t’i forcojmë ato, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe mënyrën e avancimit” shkruan Kurti në Twitter.

(Kosova Sot Online)