Prej 2018 r deri më sot janë ndarë 14 milionë € për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

  • S.A /
  • 01 November 2022 - 12:59
Prej 2018 r deri më sot janë ndarë 14 milionë € për mbrojtjen e të akuzuarve nga Specialja

Për mbrojtjen e të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë ndarë 32 milionë e 496 mijë e 275 euro nga buxheti i shtetit nga viti 2018 e deri tash. Derisa janë shpenzuar nga viti 2018 e deri tash 14 milionë e 91 mijë e 703 euro për mbrojtjen juridike të akuzuarve dhe mbulimin e shpenzimeve për familjarët e tyre. Mbulimi i shpenzimeve pos avokatëve është bërë edhe për familjarët e të akuzuarve.Për këtë në vitin 2015 ishte votuar Ligji për Dhomat e Specializuara, në të njëjtën kohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan edhe një ligj që ua garantonte të akuzuarve potencialë mbështetjen financiare.

Me 1 dhjetor 2017 Qeveria e Kosovës kishte miratuar një vendim që i hapë rrugë implementimit të Ligjit për mbështetje juridike dhe financiare të qytetarëve Kosovës, të cilët gjykohen nga Gjykata Speciale.

Nga Ministria e Drejtësisë tregojnë për Gazetën Sinjali, për mjetet e ndara dhe të shpenzuara nga fillimi i punës së gjykatës deri më tani.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2018 ishin 1,500,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 446,309.41 euro.

Ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2019  ishin 1,500,000.00 euro,  ndërsa të shpenzuara ishin 458,170.29 euro.

Ndarjet me Ligjin e Buxhetit për vitin 2020 ishin 6,500,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara nuk kishte 0.00.

Ndarjet me Ligjin e buxhetit për vitin 2021 ishin 16,146,275.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 6,977,527.35 euro.

Ndarjet me Ligjin e buxhetit për vitin 2022 ishin 6,850,000.00 euro, ndërsa të shpenzuara ishin 6,209,697.64 euro. Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë për Gazetën Sinjali se obligime nuk ka përveç atyre që janë në proces të pagesave. “Përveç avokatëve bëhet edhe mbështetja-mbulimi i shpenzimeve të familjareve sipas legjislacionit në fuqi”, thanë nga Zyra për Media e Ministrisë së Drejtësisë.

Image

(Kosova Sot Online )