Vajza që qëndroi pa ngrohje në inkubator është liruar në shtëpi

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 15:53
Vajza që qëndroi pa ngrohje në inkubator është liruar në shtëpi

Përparim Klinaku, dje postoi një fotografi të vajzës së tij pesëditëshe, për të cilën tha se ka qëndruar në inkubator për dy orë pa ngrohje.

Për fat të mirë tashmë foshnja është liruar në shtëpi.

Për Express këtë e ka konfirmuar Klinaku, derisa tha se gjendja e saj është e mirë.

Klinaku ka thënë se rastin nuk e ka lajmëruar askund, pasi “nuk beson se merret dikush me atë punë”

“Mirë është sot vajza, mbrëmë e kanë lëshu. Askund nuk jemi ankuar për rastin, përveç në facebook. Edhe me u anku nuk besoj që merret dikush me atë punë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)