Serbit në Zubin Potok i djeget vetura me targa RKS në tre të mëngjesit

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 10:14
Serbit në Zubin Potok i djeget vetura me targa RKS në tre të mëngjesit

Një serbi nga Komuna e Zubin Potokut iu është djegur vetura e tipit Hyndai me targat RKS në orën tre të mëngjesit të së mërkurës.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media, duke mos njoftuar nëse ka identifikuar ndonjë të dyshuar për rastin.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Zubin Potok, i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe kanë njoftuar ekipin e zjarrfikësve, të cilët kanë dalë po ashtu në vendin e ngjarjes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PK.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, në hetimin dhe zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe të rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private, kryesisht ndaj veturave të regjistruara me targa lokale RKS”.

“Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallime që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, e cila do të kujdeset në vazhdimësi në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, përfundon njoftimi i Policisë.

Së fundmi janë raportuar edhe dy raste të tjera të djegies së veturave të kosovarëve të komunitetit serb, si pasojë e konvertimit të targave nga ilegale në ato RKS. 

(Kosova Sot Online)