Duda Balje për rrahjen e të moshuarës në Pejë: O vajza me flokë të zeza turp të kesh, ajo mund të jetë nana jote!

  • E.K /
  • 02 November 2022 - 15:34
Duda Balje për rrahjen e të moshuarës në Pejë: O vajza me flokë të zeza turp të kesh, ajo mund të jetë nana jote!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka reaguar ashpër pas rrahjes së të moshuarës në Pejë.

“O vajze me floke te zeza kush ta ka dhene të drejtën të bësh keto gjera, duhet te kesh turp per veten, dhe si te kane eduku prinderit.Ajo grua e moshuar nesër mund të jetë nëna jote.Kjo që bëtë është e papranueshme dhe do të duhet te mbani pergjegjesi.Turp te kesh” shkruan Balje në Facebook.

Tutje Balje thotë se tani të presim reagimin e shtetit.

(Kosova Sot Online)