E çuditshme: Dhjetëra qytetarë gjejnë të brendshme grash dhe рuѕulla ‘erоtike’ mbi makinat e tyre

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 13:41
E çuditshme: Dhjetëra qytetarë gjejnë të brendshme grash dhe рuѕulla ‘erоtike’ mbi makinat e tyre

Si do të reagonit nëse do të gjenit mbi makinë tuaj një palë të brendshme grash, shoqëruar me një mesazh tepër erotik?

Kjo ngjarje duket e pabesueshme, por u ka ndodhur dhjetëra qytetarëve në Australi mëngjesin e sotëm.

Sipas raportimeve, në një zonë banimi, në një varg makinash të parkuara, ishin vendosur të brendshmet, shoqëruar me një shënim që thoshte “”Hej gjë e egër! Ti i la këto në shtëpinë time mbrëmë”.

Për disa ishte surprizë e këndshme, por jo për çiftet, të cilën e gjetën veten duke debatuar me njëri-tjetrin, me dyshime për tradhti.

E vërteta, megjithatë, nuk është aq e diskutueshme sa mendohej fillimisht pasi e gjitha ishte bëmë e markës së të brendshmeve Nala.

Marka ka lancuar koleksionin e ri të të brendshmeve dhe kjo ishte mënyra e tyre për ta reklamuar. Duhet thënë, një fushatë origjinale marketingu.

(Kosova Sot Online)