Bërnabiq: Borell e Lajçak janë për targa neutrale

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 16:10
Bërnabiq: Borell e Lajçak janë për targa neutrale

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka thënë se na takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe me emisarin Miroslav Lajçak, në Berlin, ka folur për çështjen e riregjistrimit të targave në Kosovë.

Ajo tha se dy europianët janë për targa neutrale, por se kanë thënë se ato s’mund të ndikojnë asgjë, shkruan Tanjug.

Nga atje, Bërnabiq ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti  se ka shkelur të gjitha marrëveshjet nga viti 2011, 2016 dhe 2021.

Përkundër nënshkrimit të tri marrëveshjeve, Bërnabiq tha se nuk është optimiste pas bisedimeve të sotme në samitin e Berlinit.

(Kosova Sot Online)