28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria, QKUK jep detaje

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 13:00
28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria, QKUK jep detaje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar për një ndërhyrje të suksesshme që është bërë tek një pacient, të cilit, i është hequr plumbi nga mushkëria.

Pacienti, i moshës 28 vjeçare, ishte plagosur para 10 muajsh,  dhe të njëjtit, plumbi i kishte mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë.

‘’ Ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi:

Sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës: Largohet plumbi nga mushkëria me metodën moderne VATS-Uniportal

Pacienti mashkull, rreth moshës 28vj., i plagosur para 10 muajsh, tek i cili kishte mbetur një plumb në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë, është trajtuar me sukses në Klinikën e Kirurgjisë Torakale përmes një ndërhyrjeje moderne kirurgjikale.

Ekipi mjekësor ka realizuar heqjen e trupit të huaj duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal (Video Assisted Thoracic Surgery – Uniportal), një teknikë minimale invazive që mundëson trajtim më të sigurt dhe rikuperim më të shpejtë për pacientin.

Ndërhyrja është kryer me sukses të plotë, duke evituar komplikacionet e mundshme dhe duke ruajtur funksionin e mushkërisë. Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit.

Kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK.

(Kosova Sot Online)