Ambasada e SHBA-së zotohet për forcim të lidhjes ekonomike me Kosovën
E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, hapi Konferencën e Investitorëve Amerikanë në Prishtinë.
Ajo theksoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjet ekonomike me Kosovën dhe për të mbështetur një mjedis të favorshëm për investitorët.
E organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Oda Amerikane e Tregtisë në Kosovë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së, konferenca mblodhi së bashku investitorë amerikanë dhe udhëheqës lokalë për të eksploruar mundësitë në qendrën ekonomike të Kosovës.
(Kosova Sot Online)
