Osmani Ka ardhur koha për dashni, mjaftë më me propagandë

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 13:05
Osmani Ka ardhur koha për dashni, mjaftë më me propagandë

Ish-presidentja, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedh presidentin dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Osmani ka thënë se mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për vendin, megjithatë thotë se Kosova ka ditur të ngritët edhe nga momente më të rënda.

Ajo ka thënë se duhet dhënë fund propagandës, përçarjes e frikës.  

“Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët edhe nga momente shumë më të rënda. Ka ardhur koha për dashni. Mjaftë më me propagandë, përçarje e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim dashni, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë. Aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)