“Autorët donin t’i shuanin familjen”, arrestohet në Dubai vrasësi i Ardit Spahiut

  • E.K /
  • 04 November 2022 - 11:26
“Autorët donin t’i shuanin familjen”, arrestohet në Dubai vrasësi i Ardit Spahiut

Arrestohet në Dubai vrasësisi i 38-vjeçarit Ardit Spahiu, ngjarje e ndodhur në Molenbeek të Belgjikës më 27 nëntor të vitit 2020, jashtë një kafeje.

Siç shkruajnë mediat belge, personat e interesuar për vrasjen e Spahiut kanë dashur që atij t’i shuhej e gjithë familja duke e lidhur ccështjen me një luftë mes dy grupeve kriminale shqiptare. Deri më tani, identiteti i personit të arrestuar në Dubai nuk është bërë i ditur por siç shkruajnë mediat, ai është anëtar i një grupit tjetër kundërshtar. Shkaku i masakrës sicc u raportua atëherë ishte vjedhja e një sasie kokaine.

Spahiu qëndronte në mënyrë të paligjshme në Belgjikë. Spahiu nga qyteti i Elbasanit është kunat i Erjon Alibej. Ky i fundit qëndron i arrestuar si organizator i dy vrasjeve në Elbasan.

(Kosova Sot Online)