Daçiq: Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose nga pafuqia e tyre, ose nga pëlqimi i tyre i heshtur

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 10:24
Daçiq: Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose nga pafuqia e tyre, ose nga pëlqimi i tyre i heshtur

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka thënë se do të ju drejtohet BE-së duke shtuar se është obligim i tyre ta formojnë Asociacionin dhe se nuk është vetëm obligim i Albin Kurtit, përcjell "Kosova Sot Online".

“Nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk mund t’i japin fund Kurtit, atëherë kjo është ose nga pafuqia e tyre, ose nga pëlqimi i tyre i heshtur. Unë i them BE-së se është obligim i tyre ta formojnë Asociacionin, jo vetëm obligim i Kurtit. Ne do të donim që e tërë kjo situatë të zgjasë sa më shkurt. Do të bëmjmë gjithçka për të ruajtur paqen, për të protestuar në mënyrë paqësore”, tha ai.

(Kosova Sot Online)