Kurti: Ja pse serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 15:56
Kurti: Ja pse serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi

Në një konferencë për media Kryeministri Albin Kurti, ka folur për situatën e krijuar së fundi në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" 


Kurti tha se serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Serbia, që sipas tij, ua djeg shtëpitë.

“Serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga Beogradi i cili ua djeg veturat, i cili ua djeg shtëpitë, pra asnjë serb nuk dyshon që djegia e veturave ka ndodh nga shqiptarët, të gjithë serbët e Kosovës e dijnë që edhe rreshterit Dragan Nikoliq që iu dogj një pjesë e shtëpisë, përfshirë garazhën, edhe ato automjete që u dogjën pse u konvertuan në ‘RKS’, janë djegur nga struktura që financohen e dirigjohen nga Beogradi. Të dhënat e institucioneve tona dëshmojnë fuqishëm atë që e kemi përsëritur që një kohë, se në vendin tonë ka harmoni ndërfetare e ndëretnike, incidentet në veri janë të organizuara politikisht nga Beogradi me qëllim që luftimin e krimit dhe korrupsionit në institucionet tona e të cilin e bëjmë pa dallim ta maskojnë nën petkun e incidenteve ndëretnike”,  tha Kurti.

(Kosova Sot Online)