Këto janë çmimet në Parkingun Nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 12:22
Këto janë çmimet në Parkingun Nëntokësor te Fakulteti Filologjik në Prishtinë

Punimet në Parkingun Nëntokësor në Fakultetin Filologjik në Prishtinë, pritet të përfundojnë këtë muaj, transmeton "Kosova Sot Online".

Më poshtë, mund të lexoni çmimoren për veturat që hyjnë në këtë parking.

Sipas të dhënave, çmimet variojnë nga 15 dita në 2,500 euro abonimi vjetor.

Qëndrimi deri në 15 minuta në këtë parking është pa pagesë, një orë kushton një euro, kurse për 12 orë, çmimi është 10 euro e 40 centë. Derisa, 15 euro kushton parkimi për 24 orë.

Abonimi javor në këtë parking është 90 euro, kurse abonimi mujor 250 euro.

Për periudhën 6-mujore, pagesa shkon deri në 1, 350 euro, kurse abonimi për një  vit 2në ,500 euro.

Në rast të humbjes së biletës, pagesa do jetë 15 euro.

(Kosova Sot Online)