Jevtiq: Edhe serbët në jug të Mitrovicës të largohen nga institucionet

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 08:52
Jevtiq: Edhe serbët në jug të Mitrovicës të largohen nga institucionet

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se serbët në përgjithësi në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet e Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

“Ky është qëndrimi im, ky është qëndrimi i kolegëve të mi. Unë personalisht e kam njoftuar me shkrim edhe kryetarin e Listës Serbe, Rakiq, se besoj se përfaqësuesit politikë të serbëve, që serbët në përgjithësi në jug të Ibrit duhet të largohen nga institucionet dhe kjo është një pyetje që është ende aktuale dhe e hapur. Nëse nuk ndryshon situata, nëse nuk ndryshon kursi dhe qëndrimi i Prishtinës zyrtare dhe nuk ndalet dhuna institucionale ndaj serbëve, jam pothuajse i sigurt se të njëjtin vendim do ta marrin edhe serbët në jug të Ibrit”, thotë Jevtiq për Euronews Serbia, transmeton "Kosova Sot Online".

“Përgjigja në pyetjen se a do të ktheheshin hipotetikisht serbët në veri të Kosovës dhe në institucione, jepet në momentin kur ndryshohet vendimi dhe shtyhet ai vendim për riregjistrimin e veturave dhe kur fillon formimi i Asociacionit”, ka shtuar Jevtiq. 

(Kosova Sot Online)