Si u gjet e dhu*nuar e reja keniane

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 20:02
Si u gjet e dhu*nuar e reja keniane

Ka folur dëshmitarja okulare e dhunës ndaj 22 vjeçares keniane e cila u gjet pa ndjenja në Tiranë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas saj shtetasja keniane ishte dhunuar nga shoqet e saj bashkëkombase me të cilat ndante të njëjtën dhomë të hotelit në Tiranë.

Gjithçka kishte ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në datën 14 gusht, kur 20 vjeçarja Keniane, kishte mbërritur në dhomën e hotelit dhe menjëherë ishin dëgjuar zënka mes personave që ishin bashkë me të, ka deklaruar ajo.

“Ajo ka qenë e shoqëruar, mendoj se janë vetë rrethi shoqëror i saj që e kanë bërë këtë gjë. Ato kishin të paktën tre apo katër ditë që rrinin në atë hotel dhe bënin zhurma cdo natë. Më ka dalë gjumi në orën 4 pa njëzetë sepse dëgjova zhurma dhe më pas një “bum”-tha dëshmitarja.


Ajo shtoi se trupi i kenianes kishte rënë në oborrin e banesës së saj dhe kishte qëndruar aty gjithë natën, derisa në mëngjes, vetë dëshmitarja, kishte njoftuar ambulancën.

“Vajza ka ndenjur gjithë natën aty, e shtrirë. Drita e dhomës në hotel ndenji e ndezur dhe sikur nuk kishte ndodhur asgjë u ngritën në mëngjes. Unë kam ndenjur në heshtje dhe të nesërmen kam dalë dhe kam lajmëruar ambulancën. Trupin e asaj vazjës e kanë nxjerrë nga oborri i banesës sime. Unë mendova se ajo e shkreta mund të kishte ndërruar jetë, por kur e pashë në televizor u trondita.

Erdhi ambulanca, e morën pastaj kanë ardhur dy policë. Po të them një gjë sinqerisht, kjo zënkë ka ndodhur mes tyre dhe kam frikë se duhet mbrojtur prandaj mora iniciativën dhe iu shkruajta”-u shpreh dëshmitarja e cila preferoi të mbetej anonime.

22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë. Mjekët thanë se kishte tre brinjë e kocka të thyera, lëndime në dorë e stomak dhe dëmtime në tru. Nëna e saj Ruth.A, një muaj pas ngjarjes u njoftua nga kompania ku ishte e punësuar e bija dhe që nga momenti që mbërriti nga Kenia spitali është kthyer në shtëpinë e saj.

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm së fundmi nga ana e policisë nëpërmjet një deklarate ku thuhet se denoncimi ishte bërë nga një prej shoqeve të të plagosurës.

(Kosova Sot Online)