Glauk Konjufca: Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Serbia nga Kosova

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 11:19
Glauk Konjufca: Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Serbia nga Kosova

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë shteti i Kosovës po ndihet i kërcënuar nga Serbisë mbi shtetin tonë, pëcjell "Kosova Sot Online".

Konjufca po ashtu tha se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet pa hequr dorë Serbia nga Kosova.

“23 vjet më parë ishte NATO-ja që me bombardimet e saj e ndali gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë. Ne nuk jemi shtet që kemi pretendime territoriale, jemi republikë demokratike, por ndihemi të kërcënuar nga pretendimet e Serbisë mbi shtetin tonë. Paqja në botë sot po rrezikohet nga agresioni i paprovokuar i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane, pa hequr dorë Rusia nga Ukraina dhe pa hequr dorë Serbia nga Kosova”, ka thënë ai.

“Për të lindur ky shtet u deshtë shumë mund, sakrifica dhe përpjekje. Kjo përpjekje kulmoi me luftën e drejtë të UÇK-së për mbrojtjen e vendit tonë, çlirimin e atdheut dhe largimin e okupatorit serb. Liria jonë e shenjtë i ka rrënjët në këtë luftë të lavdishme”.

“Shteti ynë është i barabartë për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, gjinie, feje apo përkatësive tjera”.

“Për ta mbrojtur lirinë e shtetit e kemi FSK-në që po ndërtohet sipas principeve të ushtrisë moderne dhe demokratike. Jemi të vetëdijshëm që gjithçka që arritëm e bëmë bashkë me miqtë tanë të çmuar, SHBA-në dhe shtete tjera të botës demokratike evropiane dhe perëndimore. Orientimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e NATO-s”.

(Kosova Sot Online)