Vazhdon agjenda e Kryeministrit Kurti në Paris, ja për çka folën në takim me Lajçakun

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 12:17
Vazhdon agjenda e Kryeministrit Kurti në Paris, ja për çka folën në takim me  Lajçakun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa  po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris,  sot është takuar me përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimi të Qeverisë, dialogu Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit.

“Kryeministri Kurti theksoi elementet e kornizës së marrëveshjes për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër, ndërsa tha se propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, shërben si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online )