Kurti: Kosova është vend normal, por që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 14:07
Kurti: Kosova është vend normal, por që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në Paris, ka folur për raportet që ka Serbia me Kosovën, si dhe si do të duket marrëveshja finale me Serbinë.

Kurti ka thënë Kosova është shtet normal, por ka theksuar që raportet që ka me Serbinë janë jo normale dhe që këto raporte duhet normalizuar, përcjell "Kosova Sot Online".

“Në anën tjetër, besoj që Serbia duhet të distancohet së pari edhe nga e kaluara e Millosheviqit edhe e tashmja e Putinit, sepse kjo do të na ndihmonte shumë për të arritur marrëveshjen, për t’i dhënë drejtësi viktimave dhe për të arritur atë marrëveshjen e pajtimit për gjeneratat që do të vijnë”.

“Bashkimi Europian po përpiqet fort që të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të normalizohen marrëdhëniet. Kosova është vend normal, por më duhet ta pranoj që marrëdhëniet e vendit tonë me Serbinë nuk janë normale dhe ato duhet normalizuar. Dialogu në Bruksel është dialog për statusin e marrëdhënieve, por jo për statusin e Kosovës. Pra, bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve që nënkupton marrëveshje përfundimtare, ligjërisht obligative me në qendër të saj njohjen reciproke. Sigurisht që mund të ketë pika të tjera në atë marrëveshje, por njohja e ndërsjellë do të jetë pika qendrore”.

(Kosova Sot Online)