Zbulohen detaje të reja rreth vizites së Kryeministrit Kurti në Francë: Ja çka u bisedua në darkën e përbashkët me presidentin Macron

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 08:18
Zbulohen detaje të reja rreth vizites së Kryeministrit Kurti në Francë: Ja çka u bisedua në darkën e përbashkët me presidentin  Macron

Kryeministri i Albin Kurti dhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen, mbrëmjen e së premtes morën pjesë në darkën zyrtare, në Pallatin Élysée, me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron, raporton "Kosova Sot Online ".

Kryeministri Kurti ndodhet në Paris, me ftesë të presidentit Macron për të marrë pjesë në punimet e Forumit të Paqes.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa i është drejtuar Forumit të Paqes në Paris, tha se Kosova ka filluar normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë 11 vjet më parë, ndërkaq edhe pas 11 vjetësh raportet nuk janë më të mira dhe, sipas tij, ka një arsye të qartë për këtë.

Shefi i ekzekutivit në kryeqendrën franceze foli edhe për pasojat që ka sjellë lufta e Rusisë në Ukrainë edhe për Kosovën.

(Kosova Sot Online )