Mbi 20 të helmuar nga rrjedhja e gazi në një fabrikë në Itali

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 12:44
Mbi 20 të helmuar nga rrjedhja e gazi në një fabrikë në Itali

Mbi 20 veta e kanë pësuar nga helmimi me  gaz  në Itali. Pasojat kanë ardhur nga një rrjedhje gazi e ndodhur në fabrikën e Galvanoplast. Kjo rrjedhë ka bërë që mbi 20 persona të helmohen nga gazi në qytetin italian të Verbanias.

Sipas agjencisë italiane Ansa tre prej tyre janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rrjedhja e gazit, ndërsa hetimet vijojnë.

(Kosova Sot Online )