Kurti në Austri zhvillon takime të ndara në kuadër të Forumit Ekonomik

  • A.P /
  • 14 November 2022 - 19:22
Kurti në Austri zhvillon takime të ndara në kuadër të Forumit Ekonomik

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime të ndara në kuadër të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Kosovës, e Drejtorin e Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë, njëherit anëtar i Bordit të Postës së Austrisë, Peter Umundum, Kryeshefin Ekzekutiv të Raiffeisenbank International,  Johann Strobl, Presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch, 
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zhvillimi i sektorit postar në Kosovë ishte në qendër të takimit të Kryeministrit Kurti me Peter Umundum, Drejtor i Kolipostës dhe Logjistikës së Postës së Austrisë dhe anëtar i Bordit të Postës së Austrisë.

“U theksua angazhimi drejt modernizimit të shërbimeve si dhe mundësitë për bashkëpunimin në fushën e digjitalizimit dhe shërbimeve elektronike”, thuhet në njoftim.

Me presidentin e Industriellenvereinigung (IV), Georg Knill, Kurti ka folur për mundësitë për bashkëpunim më të ngushtë të industrisë austriake me atë të Kosovës, si dhe potencialin e mërgatës, si urë lidhëse mes të dyja vendeve.


“Duke folur për mundësitë për investime në Kosovë, në takimet e ndara me Kryeshefin Ekzekutiv të Raiffeisenbank International,  Johann Strobl, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch, Kryeministri Kurti theksoi se krahas pozitës gjeografike dhe stabilitetit institucional, Republika e Kosovës ofron mjedis të favorshëm për investime. Ai veçoi rritjen ekonomike, borxhin e ulët publik, popullatën e re, kreative dhe të talentuar, si dhe politikën stabile fiskale. Në këto takime u theksuan arsyet e qëndrueshme për investime në Kosovë, si dhe mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht për sektorin e teknologjisë së informacionit dhe financave”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)