Asamblisti Berat Lahu, i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar nga paraburgimi lidhur me aferen BREZOVICA

  • S.A /
  • 15 November 2022 - 12:43
Asamblisti Berat Lahu,  i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar nga paraburgimi lidhur me  aferen BREZOVICA

Ishte arrestuar lidhur me dosjen e aferes Brezovica, por Berat Lahu, asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është liruar sot nga paraburgimi. Lahu ishte arrestuar më 9 shtator të këtij viti në kuadër të aksionit “Brezovica” të udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Lajmin e ka konfirmuar Drin Behrami, avokat i Lahut.

“Gjykata ka shpallur aktvendimin për lirimin e Berat Lahut. Ai do të lirohet sot [e martë] në orën 13:00”, pohoi Lahu.

Pas arrestimit nën dyshimin për përfshirje në aferën “Brezovica”, ai ishte suspenduar nga funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje më 23 shtator, 2022. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se suspendimi i Lahut do të zgjasë deri në përfundimin e procesit gjyqësor ndaj tij.

Lahu ishte asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të fundit lokale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj dyshon se Lahu ka kryer dy vepra penale: “Pranimi i paarsyeshëm i dhuratave” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

(Kosova Sot Online )