Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në Veriun e Kosovës

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 13:35
Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në Veriun e Kosovës

Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Ata kanë treguar se këto zgjedhje nuk do të marrin pjesë as qytetarët që e mbështesin partinë e tyre.

“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilat mbi 95% janë në këto  hapësirave”, thuhet në postimin e kësaj partie.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka treguar se 18 dhjetori mund të jetë data e mundshme kur do të mbahen zgjedhjet.

(Kosova Sot Online)