Kryeministrja e Serbisë po bën presion për Asociacionin

  • E.k /
  • 16 November 2022 - 13:05
Kryeministrja e Serbisë po bën presion për Asociacionin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Marrëveshja e Brukselit është marrëveshja e parë për normalizim dhe se kjo marrëveshje duhet të zbatohet.

Brnabiq, tutje ka viijuar duke thënë se Marrëveshja e Brukselit është nënshkruar në vitin 2013, ajo duhet të zbatohet dhe nuk mund të kalohet në marrëveshje të tjera, përcjell "Kosova Sot Online".

“Tashmë është rënë dakord, tashmë është nënshkruar dhe zbatimi i tij garantohet nga Bashkimi Evropian. Nuk mund të thuash, “Beogradi i ka përmbushur të gjitha marrëveshjet nga Marrëveshja e Brukselit, dhe atë që Kosova nuk e ka përmbushur, pra çfarë duhet bërë. Kjo nuk është e drejtë”, theksoi kryeministja serbe.

“Në atë dokument është nënshkrimi i përfaqësuesit të lartë të BE-së, nuk e di se si mund të diskutojmë gjëra të tilla dhe shpresoj se janë lajme të rreme apo gjysmë-informacione, sepse nuk do të kishte kuptim”, tha Brnabiq.

(Kosova Sot Online)