
Ky është drejtimi që më së shumti preferojnë të studiojnë të rinjtë në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon, për herë të parë, raportin statistikor mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit për vitin akademik 2021/2022..
Sipas rezultateve drejtimi ku më së shumti ë i madh i studentëve të regjistruar, për herë të parë, në arsimin e lartë në nivelin Bachelor është shënuar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 184 studentë, ose shprehur në përqindje, 28.1% e numrit të përgjithshëm të studentëve.
Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit, ku nga 4 352 studentë, 92.6% janë femra dhe 7.4% janë meshkuj.
(Kosova Sot Online)