Suharekë: Burri ia merr kartelën e bankës e pasaportën gruas e fëmijëve dhe nuk i lë të shkojnë në Suedi

  • E.K /
  • 16 November 2022 - 14:20
Suharekë: Burri ia merr kartelën e bankës e pasaportën gruas e fëmijëve dhe nuk i lë të shkojnë në Suedi

Në Studenqan të Suharekës, bashkëshorti ia ka marrur kartelën e bankës e pasaportën gruas e fëmijëve dhe nuk i ka lejuar që të shkojnë në Suedi, përcjell "Kosova Sot Online".

Në Platformën “ Lajmëro Policinë” policia është informuar se i dyshuari kanos viktimën gruan e tij dhe e mban me forcë në shtëpi, ai ia kishte marr kartelën bankare dhe dokumentet e udhëtimit të shoqes dhe fëmijëve dhe nuk e lejonte që ajo të udhëtonte për në Suedi, ku viktima me familjen e saj jetonte që një kohë, deri para katër muajve.

(Kosova Sot Online)