Shtrenjtohet edhe mishi në Kosovë, kilogrami shkon deri në 13 euro

  • E.K /
  • 17 November 2022 - 10:11
Shtrenjtohet edhe mishi në Kosovë, kilogrami shkon deri në 13 euro

Në Kosovë, po vazhdon rritja e çmimve e produketeve ushqimore.

Edhe mishi ka pësuar ngritje, një kilogram mish ka një çmim prej 9 deri në 13 euro, përcjell "Kosova Sot Online".

Bujar Humolli, i cili ka mishtoren e tij, thotë se çmimet e mishit, po vazhdojnë të rriten.

“Shtrenjtimët kanë filluar si në krejt Evropën ashtu edhe në Kosovë, mishi i viçave dhe demave. Në kryesisht i blejmë nëpër tregjet e Kosovës. Çmimi i mishit të demit për momentin është 9 euro, mishi i viçit 13 euro. Kemi qebapët ka 5 euro, ndërsa suxhuku është 7 euro dhe mishi i terur shkon në 20 euro”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)