Kurti: Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 11:46
Kurti: Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, është pyetur për çështjen e targave. 

Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë që të ketë një marrëveshje finale me Serbinë dhe që të ketë njohje reciproke nga të dyjat palët, përcjell "Kosova Sot Online".

“Zëvendëskryeministri im i parë është në komunikime të rregulla dhe intensive me Brukselin për ta zgjidhur këtë çështje. Janë 9 mijë vetura me targa ilegale, pra është një pakicë ekstreme brenda shumicës serbe që por refuzojnë këto targa. Jemi duke bërë çmos për ta mbajtur ligjshmërinë dhe kushtetushmërinë nga njëra anë dhe paqen e sigurinë nga ana tjetër. Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft obstruktive dhe deknstruktive. Do ta shohim sa të suksesshëm do të jemi në këto negociata të reja. Ne kemi nevojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve me njohje reciproke”.

(Kosova Sot Online)