Peci për raportin Kosovë Serbi: Nuk mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve

  • E.K /
  • 18 November 2022 - 12:16
Peci për raportin Kosovë Serbi: Nuk mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve

Drejtori ekzekutiv i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se ka parë disa versione të planit franko-gjerman, ai tha se në pikat e njërit version që ka parë, është Kisha Ortodokse Serbe.

Peci ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë raporte normale nëse nuk e njohin njëra tjetrën.

“Kam parë disa versione të këtij plani (franko-gjerman), nuk jam i sigurt cili është i vërteti. Në esencë sillet modeli i dy Gjermanive për fazën e parë dhe pastaj ka të bëjë me njohjen përfundimtare që do ta nënkuptonte edhe normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, s’mund të ketë normalizim pa njohje të të dyja vendeve, dhe pa pasur marrëdhënie diplomatike”.

“Janë edhe dy elemente të tjera, në njërin prej versioneve që kam parë, një çështje e cila është vënë aty të diskutohet, s’jam i sigurt nëse ky është versioni derisa del ai zyrtar, njëra nga pikat do të jetë edhe Kisha Ortodokse Serbe dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të cilat janë zbatuar deri tani, mirëpo mos e merrni fjalën time si përfundimtare, pa dalë edhe versioni përfundimtar, por në njërin nga versionet që kam parë e ka këtë element”, tha Peci.

(Kosova Sot Online)