Vazhdojnë të ndarë dhe inatosur, raportet e ngrira të Kryeministrit shqiptar Ramës me Presidenten e Kosovës Osmanin në të gjitha forume ndërkombëtare

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 12:19
Vazhdojnë të ndarë dhe inatosur, raportet e ngrira  të Kryeministrit shqiptar Ramës me Presidenten e Kosovës Osmanin në të gjitha  forume ndërkombëtare

Tani më ka disa muaj që po vazhdojnë të ndarë dhe inatosur,  me raportet e ngrira,  Kryeministrit shqiptar Ramës me Presidenten e Kosovës Osmanin, edhe  në  forume ndërkombëtare. Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shpesh i bie të jetë prezente në samite e forume bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por ata po e nënçmojnë njëritjetrin.

Udhëheqësit e dy vendeve që kanë raporte vëllazërore duket se këtë marrëdhënie nuk e përfaqësojnë në raportet mes tyre.  Ata të dy ishin mysafirë të një samiti në Tunizi që mblodhi 88 krerë shtetesh.Rama, në llogarinë e tij në Facebook, publikoi një album fotografish ku shihet dorështrënguar me shumë udhëheqës të vendeve të ndryshme, por një të tillë s’e pati edhe me Osmanin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sidoqoftë, me protokoll Osmanit e Ramës iu rastisi të jenë afër në fotografinë familjare të liderëve – fotografi që e publikoi Rama.

“FOTOJA FAMILJARE e 88 krerëve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e XVIII të Frankofonisë”, shkroi Rama në Facebook. Për këtë ka shkruar edhe Osmani në faqen e saj, por ajo publikoi vetëm fotografinë e pritjes nga homologu i saj tunizian. “Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e lirive e të drejtave njerëzore”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online )