Vjosa Osmani takon presidentin e Tunizisë

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 12:11
Vjosa Osmani takon presidentin e Tunizisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me Presidentin i Tunizisë, shkruan "Kosova Sot Online".

Osmani është shprehur se këto dy ditë samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e llirive e të drejtave njerëzore.

Postimi i plotë i Osmanit:

Sot, në hapje të punimeve të Samitit të Frankofonisë, i cili mbledh krerët e shteve anëtare, u mirëprita nga Presidenti i Tunizisë, të cilin e falënderova për mikpritjen. Gjatë dy ditëve, samiti do të diskutojë për vlerat e përbashkëta, diversitetin kulturor e gjuhësor dhe promovimin e llirive e të drejtave njerëzore.

(Kosova Sot Online)