Policia del me një njoftim: Ja deri kur do të zgjasë shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 16:51
Policia del me një njoftim: Ja deri kur do të zgjasë shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh

Masa e qortimit të shoferëve me targa ilegale serbe do të vazhdojë dhe më datën 21 nëntor nderisa më 22 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë shqiptimi i gjobave prej 150 eurosh, do të zgjasë deri me 21 janar 2023.

Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth 1.740 qortime për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.

Për çështjen e planit të qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, të hënën në Bruksel pritet të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

(Kosova Sot Online)